TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Shkurt 2025, 13:03

Probleme me antidepresantët/ Ols Bylyku nuk ka fjalë për Eglin, fshin fotot me të dashurën aktuale

Shkruar nga Pamfleti

Probleme me antidepresantët/ Ols Bylyku nuk ka fjalë për Eglin,

Video ku Egli Tako i rrëfente Aldos dhe Shkëlzenit për faktin se pas ndarjes me Olsin kishte nisur të përdorte antidepresantë dhe tani me Gjestin e kishte rritur dozën shumë, u bë virale në kohë rekord.

E duke qenë se ‘shkaku’ i nisjes së ilaçeve dhe problemeve të shëndetit mendor kishte qenë Ols Bylyku, Pamfleti u përpoq të kontaktonte me aktorin e humorit dhe këngëtarin, por ky i fundit është ‘thjesht pa fjalë’ për gjithë sjelljet e Eglit brenda shtëpisë së Big Brother.

Por, ajo që vumë re ishte se Olsi ka hequr nga Instagrami çdo postim që ka patur me të dashurën e tij (që duhej të ishte aktuale), Denada Lura.

Menjëherë na shkoi mendja tek një ndarje e mundshme mes të dyve dhe nuk mund të mos mendojmë se kjo gjë ka ardhur si pasojë e ngjarjeve të fundit që ‘ka prodhuar’ Egli brenda shtëpisë së Big Brother.

Gjithsesi ky është vetëm një hamendësim dhe këtë e themi, pasi çifti kur u nda ishte ende i dashuruar, por nuk kishin kohë për të ndenjur mjaftueshëm bashkë. Nga ana tjetër, Egli qëndronte më shumë me prindërit e Olsit se me këtë të fundit, gjë që çoi edhe në acarimin e marrëdhënieve. /Pamfleti

olsi bylyku egli tako

Lini një Përgjigje