TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Janar 2024, 16:47

Rita Ora publikon këngën e re, klipi me xhirimet nga fëmijëria e saj

Shkruar nga Pamfleti

Rita Ora publikon këngën e re, klipi me xhirimet nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të fundit me titullin “Shape of Me”.

Videoklipi është me xhirime nga fëmijëria e këngëtares ku ajo shfaqet së bashku me motrën dhe vëllain e saj, klip që Rita ia ka kushtuar nënës së saj me rastin e 60-vjetorit.

Rita Ora publikon këngën e re, klipi me xhirimet nga

Momente me familjen, në plazh, duke luajtur dhe u argëtuar në park, në një xhiro me anije dhe çaste të tjera të bukura shfaqen në klip.

Rita Ora ka publikuar në 15 korrik 2023 albumin e saj “You & I”, i cili përmban 12 këngë dhe ku është pjesë edhe kënga e saj më e fundit “Shape of Me”.

Rita Ora ka lindur në Prishtinë. Ajo ka lindur si Rita Sahatçiu.

Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve etnikë të filluar me shpërbërjen e Jugosllavisë.  Ata u zhvendosën në Londër, Angli në vitin 1991, kur ajo ishte njëvjecare.

rita ora shape of me you & i

Lini një Përgjigje