TAGS-AT E JAVËS

Showbiz17 Shkurt 2026, 14:28

Rogerti hakmerret ndaj Kristit, banori ‘shthur’ gojën

Shkruar nga Pamfleti
Rogerti hakmerret ndaj Kristit, banori ‘shthur’ gojën
Rogerti hakmerret ndaj Kristit, banori ‘shthur’ gojën

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duket se nuk kanë të ndalur. Pak ditë pasi incidenti i parë me ujë bëri xhiron e rrjetit, përplasja mes Kristit dhe Rogertit është rikthyer edhe më e fortë, duke prodhuar një tjetër moment të nxehtë që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe publiku.

Pas një debati të vazhdueshëm, që këtë herë nisi mes Kristit dhe Livias, situata mori një kthesë të papritur. Teksa Kristi po përballej verbalisht me Livian, Rogerti ndërhyri duke përdorur të njëjtën “armë” që ishte përdorur ndaj tij disa ditë më parë: ujin. Në një veprim të menjëhershëm, ai e lagu Kristin, duke e konsideruar këtë si një “barazim llogarish”.

“Jemi një me një, tani të fika”, – u shpreh Rogerti menjëherë pas veprimit, duke e shoqëruar gjestin me ironi dhe tone provokuese. Ndryshe nga herët e tjera, Kristi zgjodhi të mos reagojë menjëherë, duke ruajtur qetësinë dhe shmangur përshkallëzimin e situatës.

Megjithatë, Rogerti vijoi me komente të ashpra: “Ik ankohu, ik lahu. A kujton se jam budalla unë?!”, fjalë që ndezën sërish atmosferën. Kjo solli reagimin e Kristit, i cili iu përgjigj me tone të forta: “Ti më rr*an këllqet”.

Edhe pse janë të “rritur dhe të vaksinuar”, banorët e Big Brother konfliktohen dhe hakmerren ndaj njëri-tjetrit me lojëra fëmijësh, duke i dhënë jetë shprehjes ‘E lagu, s’e lagu’.

rogerti kristi

Lini një Përgjigje