TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Gusht 2023, 11:17

Roja ndihmon Beyonce të zbresë shkallët duke i vënë dorën në të pasme, rrjeti ‘shpërthen’ në komente (video)

Shkruar nga Pamfleti

Roja ndihmon Beyonce të zbresë shkallët duke i vënë

Beyoncé aktualisht është në turne, por gjatë koncertit të saj në Boston pati një incident.

Teksa roja e sigurisë po ndihmonte Beyonce-n të zbriste nga shkallët pas përfundimit të performacës, ai kaloi një kufi të rëndësishëm duke i kapur të pasmet. Renaissance World Tour është turneu i nëntë i koncerteve të këngëtares amerikane.

Mediat sociale ishin të furishme duke vënë në dukje se mënyra se si roja e kapi Beyoncen nuk ishte mënyra më elegante.

“Jay Z nuk do të jetë i lumtur sapo të shohë këtë video”, “Vetëm Jay Z mund ta kapte kështu”, “E zbuti siç duhet”, “Vuri gjithë dorën për të zbritur”, ishin disa nga komentet .

Megjithatë, disa e mbrojtën rojen dhe thanë se ai thjesht po bënte punën e tij.

“Mendoj se ajo thjesht po përpiqej ta mbulonte, ajo i beson ekuipazhit të saj dhe nuk mendoj se në të vërtetë po e prekte me qëllim…” shkroi dikush tjetër në Twitter.

beyonce roja te pasmet

Lini një Përgjigje