
Pak ditë më parë, mediat u trazuan nga një deklaratë e fortë e gazetarit Arian Çani në një podcast.
Ai kritikoi disa nga moderatorët e emisioneve televizive në Shqipëri, por ndaloi veçanërisht tek Grida Duma, duke e cilësuar atë si “vjellje” dhe “debile e niveleve të larta.”
Këto komente të ashpra shkaktuan reagime të shumta, duke përfshirë edhe ish-banorën e “Big Brother Vip,” Sara Gjordeni.
Sara Gjordeni, e cila ka pasur një marrëdhënie miqësore dhe respektuese me Grida Dumën, nuk e priti mirë deklaratën e Çanit.
Ajo doli publikisht në mbrojtje të Gridës, duke thënë se nuk i meriton fjalët e rënda të gazetarit. Sara shtoi se e vlerëson Dumën për rrugëtimin e saj dhe për forcën që ka treguar si grua në një shoqëri patriarkale. “Më vjen keq të them, nuk i ka merituar këto fjalë! Shoqëria jonë vazhdon të fyejë dhe përulë vajzat dhe gratë në mënyrën më të ulët (kohët e fundit është bërë modë edhe publikisht),” deklaroi ajo.
Deklarata e Sarës nuk kaloi pa u vënë re. Gazetarja Kozeta Kurti reagoi me ironi ndaj mbrojtjes së Gjordenit për Dumën.
Ajo shkroi: “Ju bëftë dita 1000 Sara Gjordenit, që i paska dalë në mbrojtje Grida Dumës!”
Komenti i Kurtit shtoi edhe më shumë benzinë mbi zjarrin e debatit, duke treguar se çështja ka prekur një nerv të ndjeshëm në opinionin publik.

Lini një Përgjigje