TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Nëntor 2025, 19:27

“Sekreti im!”, Olsi Bylyku publikon foto me partneren: Ajo që mbajti të vërtetat e mia për vite me radhë

Shkruar nga Pamfleti

“Sekreti im!”, Olsi Bylyku publikon foto me partneren: Ajo që

Këngëtari Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një moment nga udhëtimi i tij me tren, ku shihet bashkë me partneren e tij, Denadën, të mbështetur te njëri-tjetri në qetësi të plotë.

Fotoja bardh e zi, e thjeshtë por shumë emocionale, ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të mesazhit që Olsi ka vendosur mbi të.

Në postim, ai shkruan: “‘My secret’, who has carried my truths for years on this long battle for success, quietly enjoying the peace of a train ride”.

Që në shqip do të thotë: “‘Sekreti im’, ajo që ka mbajtur të vërtetat e mia për vite me radhë në këtë betejë të gjatë drejt suksesit, duke shijuar në heshtje paqen e një udhëtimi me tren”.

“Sekreti im!”, Olsi Bylyku publikon foto me partneren: Ajo që

Me këtë dedikim, Olsi tregon publikisht mirënjohjen dhe lidhjen e fortë që ka me Denadën, e cila qëndron pranë tij prej vitesh, si në sfidat profesionale ashtu edhe në arritjet personale.

Lidhja e tyre u zbulua kohë më parë, më pas çifti e pranoi gradualisht ne rrjetet sociale, duke ndarë foto të përbashkëta. Denada ka zgjedhur të mbajë një profil më të heshtur online, duke mos qenë publike, por është Olsi ai i cili herë pas here zgjedh të ndajë copëza të tyre me ndjekësit.

Lini një Përgjigje