
Arkivoli i këngëtarit Shpat Kasapi, i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar po qëndron në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qytetin e tij të lindjes.
Gjatë homazheve, bashkëshortja e tij, Selvije Lao është parë tejet e prekur, duke mos mundur të mbajë lotët, ndërsa qëndronte pranë trupit të pajetë të Shpatit për disa minuta, duke i dhënë lamtumirën e fundit.
Ndërkohë, ceremonia mortore po vazhdon në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku prania e figurave të njohura dhe dashamirësve të muzikës tregon respektin dhe dashurinë që Shpat Kasapi la pas në zemrat e të gjithëve.
Kujtojmë se këngëtari ndodhej në Itali me familjen për një vizitë për djalin.
Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.
Lini një Përgjigje