
Të qëndruarit si një trup i vetëm me Oltën, kjo gjë nuk e ndaloi aspak Luizin të përqafohet e të rri shtrirë me Kiarën.
Ai i tha Oltës të shkonin te shtrati i Kiarës dhë të rrinin atje dhe siç ishin futur të dy me një bluzë, ata u shtrinë mbi Kiarën, ku Luizi nisi ta përkëdhelte dhe ta përqafonte atë.
Momenti u shoqërua edhe me batuta të shumta, pasi në të njëjtin krevat ishin shtrirë Luizi, Kiara, Olta e Dea. Luizi nuk i ndali ngacmimet as ndaj Oltës. Ai e gudulisi këtë të fundit, ç’ka shtyu Oltës të hiqte bluzën, që me rregull nuk lejohet.
Më pas, Luizi, Kiara, Dea dhe Olta folën për Qetsorin dhe për lojën e tij deri më tani në shtëpi.
Olta tha se ndryshe nga Luizi që është shumë emocional, Qetsori është shumë burrë dhe se këtë karakter ai e ka edhe jashtë Big Brotherit.
Luizi u shpreh se publiku është lodhur nga këto fytyra, nga Qetsori, Fotini dhe nga çdo njeri tjetër që ka qenë një herë pjesë e këtij formati, ndaj nuk kanë të njëjtin interes se të tjerët.
Biseda të shumta u zhvilluan gjatë qëndrimit të katër banorëve në krevat. Ata folën për shikueshmërinë që mund të ketë program, për ndjekësit në Instagram e në rrjete të tjera sociale, por edhe për finalistë.
Për këtë të fundit, Luizi i dha një këshillë Deas, që nëse ajo ka dëshirë të shkojë në finale, duhet të bëhet lidere.