![]()
Të gjithë banorët ndodhen në televotim dhe gjatë prime-it të së martës një prej tyre do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5.
Shumica e banorëve, mes tyre Selin, Greta, Rogerti, Livia, Miri dhe Mateo, nuk respektuan rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh. Ky veprim çoi në vendimin që televotimi të përfshijë të gjithë banorët.
Artani e kundërshtoi këtë vendim. Ai deklaroi se disa prej banorëve nuk kanë shkelur rregullat dhe nuk duhet të jenë pjesë e televotimit.
Në televotim janë: Stenaldo, Mali, Miri, Marko, Rogerti, Artani, Juela, Livia, Gimbo, Selin, Mateo, Brikena, Shndrit, Greta, Arditi dhe Alesio.
Lini një Përgjigje