
Getoari, banori i BBVK4 ka rrëfyer një eksperiencë aspak normale. Teksa bisedonte me Albën, ai ka treguar për një moment kritik të jetës, kur ishte në prag të vdekjes. Sipas tij, jeta pas vdekjes ekziston dhe tregon ‘fije për pe’, çfarë pa kur shpirti iu largua nga trupi:
“Në atë moment kur ika nga trupi, në atë qetësi, pa asnjë zhurmë, më doli një figurë. I pati sytë krejt zi, flokët pak si të gjata dhe më shikoi e më tha ‘s’është koha’. Si ka thënë ashtu, s’kam parë asgjë dhe jam zgjuar në klinikë atje në Spanjë, kanë qenë mjekët duke ma kthyer jetën”, rrëfeu ai.
Getoari përshkroi gjithashtu ndjesinë e çuditshme të trupit dhe shpirtit: “Menjëherë e ndjeva të ftohtin, më dukej trupi im shumë i vogël për shpirtin tim, si i bllokuar në trup”, tha ai, duke shtuar se ky moment e ka shokuar, por edhe e ka bërë më të vlerësojë jetën dhe shëndetin.
Ky rrëfim i hapur i Getoarit ka lënë një gjurmë tek banorët e tjerë dhe tek publiku, duke treguar se edhe personazhet e reality-shows mund të përballen me sfida të jashtëzakonshme personale dhe momente reflektimi mbi jetën dhe vdekjen.
Truri është gjë e madhe! Po të iku, nuk je kurkund pa tru!