
Rita Ndoci ka folur sërish për Parashqevi Simakun. Ajo u shpreh se shteti shqiptar nuk i detyrohet asgjë nga ana materiale Parashqevi Simakut.
Sipas artistes, zgjedhja për t’u larguar nga vendi është një zgjedhje e lirë dhe prej vitesh nuk paguajnë më taksa për Shqipërinë.
“Ndihma është një gjë shumë e shenjtë. Ama më e shenjtë bëhet kur nuk e di askush. Shteti shqiptar, apo qeveria, pa pasur parasysh kush është kryeministër, nuk na ka asnjë borxh.
Flas borxh material, se moralin e mbajmë mënjanë, se tek e fundit politikani nuk ka pse të ketë moral.
Pse e them unë këtë? Sepse po marr shembullin tim: kam kaq vite që nuk paguaj asnjë taksë, kam 34 vite që nuk i jap asnjë taksë vendit tim, prandaj Shqipëria mua nuk më detyrohet asgjë. Ikja nga vendi është zgjedhje e lirë.
Politika e asaj kohe na bëri që të urrejmë çdo gjë. Por tani shteti shqiptar nuk më ka mua asnjë borxh.
Më lejo të kujtoj se shteti shqiptar i ka dhënë apartament aso kohe Parashqevi Simakut. Erdhi nga Kavaja në Durrës”- u shpreh Rita Ndoci në ‘Dekalog’ me gazetarin Roland Qafoku.
Lini një Përgjigje