
Moderatorja Bora Zemani ka folur lidhur me marrëdhëniet mes vjehrrës dhe nuses.
E pyetur në “Goca dhe Gra”, se si i ka ajo raportet me vjehrrën, Bora u përgjigj menjëherë: “Po pse e shan?”, teksa qeshi duke sqaruar se fjala “vjehrrë” nuk i pëlqen, sepse moderatorja i ka shumë të mira raportet me të.
“Kam marrëdhënie shumë të mira, ne jemi shumë të ngjashme, në fakt. Kalojmë me orë të tëra, ulemi dhe bisedojmë. Jemi dhe të dyja nga Kuçi i Vlorës…”, thotë ajo me të qeshur.
Rikujtojmë që Bora Zemani është në një marrëdhënie me aktorin e humorit, Donald Veshaj.
Lini një Përgjigje