TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Shkurt 2026, 16:02

“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli 'përballet' me Jul Dedën

Shkruar nga Pamfleti
“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli 'përballet' me Jul
Luiz Ejlli dhe Jul Deda

Luiz Ejlli dhe Jul Deda u shfaqën së bashku në emisionin “Breaking”, ku zhvilluan një bisedë me tone humori rreth eksperiencës së tyre në “Big Brother”.

Gjatë intervistës, Luizi iu drejtua Julit me ironi për rezultatin e tij në format. Ai i tha se nuk duhej të dilte në studio pasi ishte mundur nga Egla.

Jul Deda iu përgjigj në të njëjtën frymë, duke deklaruar se e konsideron më të pranueshme humbjen përballë Eglës sesa përballë Luizit.

 “Si s’ke turp e del këtu, të mundi Egla”– tha Luizi për Jul Dedën, mes të qeshurash.

“Është më mirë të të mund Egla se sa të humbasësh me Luizin.”- tha Jul Deda.

Shkëmbimi i batutave u zhvillua mes të qeshurash, ndërsa të dy e trajtuan situatën në kuadër të humorit.

luiz ejlli dhe jul deda bbva

Lini një Përgjigje