TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Qershor 2023, 12:18

Suedia regjistron seksin si sport, gati të presë Kampionatin Evropian të Seksit

Shkruar nga Pamfleti

Suedia regjistron seksin si sport, gati të presë Kampionatin Evropian

Suedia është gati të presë Kampionatin e parë Evropian të Seksit javën e ardhshme, pasi u vë vendi i parë që regjistroi seksin si sport. Ky kampionat do të fillojë më 8 qershor dhe do të zgjasë në një periudhë prej gjashtë javësh me pjesmarrësit që do të përfshihen në aktivitete seksuale nga 45 minuta deri në një orë në ditë.

Fituesit e Kampionatit Evropian të Seksit do të përcaktohen përmes një kombinimi të tre jurive dhe vlerësimeve të audiencës së gjerë.

Gjatë vlerësimit përfundimtar do të merren parasysh 70% e votave nga publiku, ndërsa pjesa e mbetur prej 30 % do të vijë nga votat e gjyqtarëve.

Garuesit e Kampionatit Evropian të Seksit do të garojnë në 16 disiplina, ku përfshihen joshja, seksi oral, penetrimi, kimia në çift, njohuritë për seksin, niveli i qëndrueshmërisë, etj.

Deri më tani kanë aplikuar 20 pjesmarrës nga vende të ndryshme.

 

suedia kampionati evropian i seksit

Lini një Përgjigje