TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Tetor 2025, 15:01

TikTok njësoj si kokaina, krijon varësi

Shkruar nga Pamfleti

TikTok njësoj si kokaina, krijon varësi

Studime të fundit tronditëse kanë zbuluar se personat e varur nga Tik-Tok kanë zona të trurit fizikisht më të mëdha që i bëjnë të kërkojnë vazhdimisht më shumë video.

Skanimet e trurit treguan se përdoruesit e varur nga Tik-Tok kanë korteksi orbitofrontal të fryrë dhe cerebellum me të njëjtat ndryshime që shihen te personat e varur nga kokaina.

Po ashtu, përdoruesit e TikTok-ut nuk janë më në gjendje të përqendrohen në asgjë më shumë se 8 sekonda, sepse aplikacioni e “stërvit” trurin të kërkojë stimulim të vazhdueshëm.

Studentët që shikojnë Tik-Tok kanë rezultuar 43% më keq në testet e vëmendjes dhe nuk janë më në gjendje të lexojnë libra apo të ndjekin një film pa ndjerë ankth.

Si ta ndreqësh:

Fshi TikTok për 30 ditë për të rivendosur ekuilibrin e dopaminës.
Fillo me sfida përqendrimi 5-minutëshe dhe rrite gradualisht.
Zëvendëso scroll-in në ekran me aktivitete fizike që nuk përfshijnë teknologji.

tiktok kokaine studim

Lini një Përgjigje