
Ish-banorja e Big Brother Vip Albania 4, Briseida Xhelaj, e cila ishte bashkë me bashkëshortin pjesë e shtëpisë së famshme, ka bërë një postim shumë të gjatë në profilin e saj të Facebook-ut, ku tregon disa ‘prapaskena’ që kanë ndodhur gjatë kohës që ajo ishte pjesë e eksperiencës. Në fund ajo thotë se ende produksioni nuk i ka kthyer valixhen me rroba që, sipas saj, ishin të gjitha firmë.
“Përse nuk e kam mbështetur Rozanën:
1. Nuk jam xheloze sepse nuk ka asgjë që ajo ka dhe unë nuk e kam.
2. Në të vërtetë, nga afër nuk është siç del në TV, është fallco.
3. Ka qenë një moment kur më ftoi në emision, shkova, pritëm dy orë dhe ika pa e bërë emisionin. E mori personale me mua dhe e mbajti inatin brenda në BBVIP4.
4. Kur dola nga BigBrother VIP4 , pashë që i kishte thënë Jorit jashtë kur pinin cigare “Pse more djalë e preve biletën kaq shpejt për të dalë? Me demek, kjo vendos kush do të dalë”.
Kur erdhi dita qe kjo vendosi kush do vazhdojë tha: “Dua të vijë Benardi, sepse më ka prekur historia e tij”. Ku e dëgjoi këtë histori të Bernardit? Apo te Jorit në dhomën e xhuxhave, sepse kurrë nuk ia tha?
5. Kur kam qenë në debat me të tjerët, më thanë: “Cila është gjëja më e shtrenjtë?” I thashë “djali”. Ajo më erdhi në fytyrë dhe e ktheu si gjë personale. Prapë, jam njeri, me të tha “më puth” dhe e putha. Unë nuk jam xheloze dhe nuk mbaj inate. Por kështu, Big Brother nxori njerëz të padrejtë për faj të saj, dhe ajo humbi 3 muaj kot. Fitoren e mori i drejti.
6. Na mori me xhuxhët dhe na uli shumë, duke na bërë të marrim erë dyshekët e tyre dhe p*ordhën e Xumit. Unë, me shpirt, kam dashur të fitojë kushdo, por jo një njeri fallco, i padrejtë, dhe një njeri që poshtëron të tjerët si Rozana Radi.
Urime Gjesti!
P.S. I kërkoi stafit të Top Channel të më kthejnë valixhet me rrobat firmato që më mungojnë. Po kishit mbetur keq, dhe për rrobat i mbani hallall, ua kam bërë! U kry çdo send!
Hajde, mirë e mbarë, për gëzime të tjera, u takofshim! Naten e Mire!”, përfundon postimi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje