TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Nëntor 2025, 13:28

Unikkatili i jep fund martesës, kush është vajza që i ‘ka marrë zemrën’

Shkruar nga Pamfleti

Unikkatili i jep fund martesës, kush është vajza që i

Viktor Palokaj, i njohur nga publiku si Unikkatili është një figurë e repit shqiptar që është përpjekur shumë të ruajë privatësinë. Por duket se kohët e fundit, ai është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të krizës në martesën e tij.

Thuhet se reperi legjendar dhe bashkëshortja e tij Valbona i kanë dhënë fund martesës.

Ndarja nuk ka qenë pjesë e thashethemeve publike dhe është mbajtur larg syve të mediave, duke u ditur vetëm nga një rreth shumë i ngushtë njerëzish. Informacioni tashmë po konfirmohet nga burime që theksojnë se çifti është ndarë prej kohësh.

Megjithatë, zhvillimet nuk ndalen aty. Sipas burimeve ekskluzive për “Prive By LS”, artisti është futur në një kapitull të ri të jetës së tij. Duket se reperi nuk ka humbur shumë kohë dhe është tashmë në një lidhje të re, e cila ka shkuar në një stad serioz.

Edhe pse shumë diskret për jetën private, së fundmi, në biografinë e tij në Instagram është shtuar shkronja “J” e shoqëruar me një zemër, detaj që ka ngjallur menjëherë reagime dhe interpretime nga fansat.

Rritet kurioziteti nëse ky kapitull i ri do të sjellë më shumë hapje nga ana e reperit, por për momentin, gjithë vëmendja është te shkronja “J” dhe kuptimi që ajo mban.

Unikkatili i jep fund martesës, kush është vajza që i

unikkatil lidhje e re

Lini një Përgjigje