
Postimi i Julia Ilirjanit mbi “nja dy VIP-a” që e kishin bërë bllok në rrjetet sociale, u pasua edhe nga një video e së bijës, e cila me kafe dhe vodka në pikë të mëngjesit shprehej shqeto se i kishin ‘prekur telat e by*thës’.
Por çështja qenka shumë më e thellë. Kushëriri i saj, i cili jeton në Amerikë, Elton Ilirjani duket se nuk ndiqet më me Julian. Tronditje e madhe kjo, duke pasur parasysh se deri vonë aktorja e konsideronte si vëlla dhe jo si një kushëri të thjeshtë.
Jo vetëm kaq, Juli ka prishur marrëdhëniet edhe me Ilnisa Agollin, ku dy ish-banoret e BBV3 patën lajmëruar ‘surpriza për publikun’ dhe bashkëpunime që do na ‘linin pa frymë’.
Në vend të kësaj, Eltoni dhe Ilnisa komentojnë njëri tjetrin nëpër rrjete sociale. Nuk ka foto dhe video të gazetares që Eltoni të mos e komentojë dhe komplimentojë.
Gjithsesi nuk dihen arsyet pse ‘ish vëllai për shpirt’ dhe ‘ish shoqja’ janë bërë bashkë kundër aktores. /Pamfleti

Lini një Përgjigje