TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Tetor 2023, 11:29

Vajzat xheloze për shqiptaren në ‘Grande Fratello’: Ajo flirton me të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

Vajzat xheloze për shqiptaren në ‘Grande Fratello’: Ajo

Për herë të parë një shqiptare është konkurrente në ‘Grande Fratello’. Bëhet fjalë për Heidi Baci, 26 vjeç, e lindur në Vasto (Chieti) nga prindër me origjinë shqiptare.

Ajo punon në sektorin detar dhe në klipin e prezantimit tha se është beqare dhe tregoi se në fëmijëri ka bërë përkthyesen për gjyshërit e saj të cilët flisnin shqip.

Banori i parë që ra në dashuri me të ishte Massimiliano Varrese. Gjatë mbrëmjes së spektaklit, të shumta ishin përplasjet e konkurrentëve pikërisht për Heidin. Disa nga vajzat konkurrente e akuzonin se Heidi flirtonte me të gjithë meshkujt, duke e pasur këtë një strategji të sajën.

Ndërkaq meshkujt, të paktën 3 prej tyre, kanë shprehur tashmë interesin për bionden seksi. Nga ana e saj, ajo ka bërë me dije se ende nuk ka një pëlqim për asnjërin nga djemtë. Me tej, aktori i njohur, Massimiliano, u shpreh se ishte i dashuruar me të dhe se kishte shumë vite që nuk ndjehej në këtë mënyrë.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme, Heidi ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj. Që kur ishte adoleshente, ajo donte të largohej nga provinca, kështu që pas shkollës së mesme u transferua në Milano ku filloi të punonte si modele dhe më pas filloi të menaxhonte një snack bar.

Gjatë pandemisë ajo rikrijoi veten, filloi të punojë në një kompani që prodhon varka elektrike dhe shpejt u bë një konsulente shitjesh.

Mediat italiane shkruajnë se ka nga ata banorë që ëndërrojnë për Heidin, nga ata që duan të mësojnë më shumë për personalitetin e saj por edhe nga ata që i frikësohen. Se si do të vijojë rrugëtimi i saj në Grande Fratello mbetet për t’u parë në javët në vijim.

grande fratello heidi baci

Lini një Përgjigje