TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Nëntor 2023, 11:46

Vesa i kërkoi t’i kthejë gjërat e familjes, Mërgimi pozon me gruan

Shkruar nga Pamfleti

Vesa i kërkoi t’i kthejë gjërat e familjes, Mërgimi

Në spektaklin e ‘Big Brother VIP Kosova’ është rikthyer sërish në vëmendje historia e Vesa Vllasaliut me ish-partnerin e saj, futbollistin Mërgim Berisha. Në një rrëfim, Vesa kishte ndarë disa detaje tronditëse, duke treguar edhe një herë për romancën e tyre toksike.

Mes të tjerash, ajo pa edhe disa tituj të portaleve në lidhje me këtë, ku edhe kishte folur vëllai i ish-të fejuarit.

“Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua. Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojnë. T’i kryejnë edhe borxhet e mia, të mi japin të gjitha gjërat e mia që i kam prej familjes sime. Po luftoj për të drejtat e mia”, deklaroi mes të tjerash ajo.

Vesa i kërkoi publikisht që t’i kthejë gjërat e saj, duke thënë se ai i ka shkatërruar gjithë jetën.

Pas gjithë këtyre, Berisha duket se në një formë reagoi në rrjete sociale duke publikuar një foto me partneren e re, Edonën.

Ata shihen të lumtur dhe duket se kanë lënë pas të kaluarën e gjithë historinë.

vesa vllasaliu borxhet mergim berisha poza

Lini një Përgjigje