TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2024, 16:55

4 gola në sezonin e tij si i huazuar, sulmuesi i kombëtares Shpresa nuk ka të ndalur në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

4 gola në sezonin e tij si i huazuar, sulmuesi i kombëtares Shpresa

Arda Kurtulan po kalon një moment të mirë te skuadra e Dijabekirsporit në Turqi, me sulmuesin e Kombëtares shpresa që ka gjetur për të dytën herë radhazi golin. 
 
Në duelin kundër Erokspor, 21-vjeçari shqiptar që ka lindur në Stamboll, shënoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 49 të takimit, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 3-2. 

Ky është goli numër 4 për Kurtulan në sezonin e tij si i huazuar te Dijabekirspori dhe duket se është gati që të bashkohet sezonin e ardhshëm me Adana Demirsporin në Superligë. 

arda kurtulan sulmuesi i kombëtares shpresa

Lini një Përgjigje