TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2024, 18:17

Arbitrat që do të gjykonin ndeshjen e Champions bëhen meme, vjedhin tabelën rrugore në gjendje të dehur

Shkruar nga Pamfleti

Arbitrat që do të gjykonin ndeshjen e Champions bëhen meme,

Mbrëmjen e sotme, në Lublin të Polonisë do të zhvillohet ndeshja e raundit të tretë kualifikues të Champions League mes Dinamos së Kievit dhe Gllasgou Renxhërs. Por para ndeshjes u regjistrua një skandal i çuditshëm, ku protagonistë u bënë gjyqtarët, e caktuar për të qenë në sistemin VAR. 

Përkatësisht Bartosz Frankovski dhe Tomasz Musial. Gjyqtarët u ndaluan nga policia në Lublin rreth orës 02:00.

Arsyeja është mjaft e pazakontë. Një patrullë policie i ka ndaluar gjyqtarët në gjendje të dehur, teksa kishin vjedhur një tabelë rrugore. 

Frankovski, i cili do të vepronte si gjyqtar i VAR-it, u zbulua se kishte afërsisht 1.7 ppm alkool në gjak, ndërsa ndihmësi i tij Musial kishte më shumë alkool në gjakun e tij – 1.8 ppm.

Të dy gjyqtarët tani janë në telashe, teksa akuzohen për prishje të infrastrukturës rrugore, për shkak të tabelës që vodhën në gjendje të dehur.

Gjithashtu nuk ka gjasa që ata të jenë në takimin e sotëm në Lublin. Ata nuk janë më të listuar si gjyqtarë të VAR-it në faqen e internetit të UEFA-s. Nuk kanë munguar memet e shumta në internet për këtë ngjarje:

 

tomasz musial bartosz frankovski arbitrat

Lini një Përgjigje