TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2025, 16:24

Ardon Jashari dëmtohet në stërvitje; shqiptari mund të mungojë për një kohë të gjatë, por Alegri e pëlqen: Lojtar i shkëlqyer

Shkruar nga Pamfleti

Ardon Jashari dëmtohet në stërvitje; shqiptari mund të

Milani është i shqetësuar për Ardon Jasharin.

Sipas “Sky Sport”, pas njoftimit të Masimiliano Alegrit në konferencë për shtyp se mesfushori do të humbasë ndeshjen e nesërme kundër Leçes, lajmet fillestare që vijnë nga Milanelo nuk janë pozitive.

Lojtari, i cili mbërriti disa javë më parë nga Klub Bryzh, u lëndua në një përplasje me Santiago Gimenez, dhe një problem serioz me fibulën pritet ta lërë jashtë për një kohë të gjatë. Kuqezinjtë do të publikojnë raportin mjekësor në orët e ardhshme, por siç u përmend, raportet fillestare nuk janë ogur i mirë.

Fjalët e Alegrit në konferencën për shtyp: “Jashari është para së gjithash një lojtar i shkëlqyer. Fatkeqësisht, ai u lëndua sot në një përplasje me Gimenezin dhe nuk do të jetë i disponueshëm nesër. Mendoj se do të jetë një mesfushor përpara mbrojtjes ose një mbrojtje me dy lojtarë.”

ardon jashari mesfushori shqiptar milan

Lini një Përgjigje