
Atalanta dhe Juventusi kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 të Serisë A. Sfida e zhvilluar në “Gewiss Stadium”, ka përfunduar në barazim me rezultatin 1-1.
Juventusi kaloi së pari në avantazh me anë të Kalulu në minutën e 54 të sfidës. Por vendasit gjetën golin e barazimit në minutën e 78, me anë të sulmuesit italian, Mateo Retegui.
Pas këtij rezultati, bergamaskët e Gasperinit, duket se kanë humbur rrugën drejt kreut. Ky ishte barazimi i tretë për Atalantën, që tashmë e shikon veten 4 pikë nga Napoli kryesues.
Ndërkohë që në krahun tjetër Juventusi vijon “abonimin” me barazimet, ku regjistroi të 13n në 20 javë.
Me këtë barazim, Atalanta shkon në kuotën e 43 pikëve dhe mban vendin e 3. Në krahun tjetër, Juventusi me 34 pikë mban vendin e 5 në tabelën e renditjes.
Lini një Përgjigje