TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2026, 22:59

Barcelona del me 3 pikë të arta nga transferta delikate e Bilbaos, katalanasit ruajnë kreun e La Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona del me 3 pikë të arta nga transferta delikate e Bilbaos,

Barcelona ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në La Liga, pasi mposhti në transfertë Atletik Bilbao me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin “San Mamés”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjoll.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe iu afrua menjëherë golit në aksionin e parë të takimit. Një top i devijuar nga Zhoao Kanselo përfundoi në traversë, duke shpëtuar Barcelonën nga pësimi i hershëm i golit. Pas këtij momenti, loja u zhvillua me më pak raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat, ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola, 0-0.

Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 68-të. Pedri, i aktivizuar në pjesën e dytë si zëvendësues, dhuroi një asist të saktë për Lamin Jamal. Talenti i Barcelonës finalizoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar katalanasit në avantazh.

Deri në fund të ndeshjes rezultati mbeti i pandryshuar. Me këtë fitore, Barcelona ruan vendin e parë në renditjen e La Ligës me katër pikë më shumë se Real Madrid, që ndjek nga vendi i dytë. Ndërkohë, Atletik Bilbao mbetet në vendin e nëntë të klasifikimit.

 

brcelona atletik bilbao la liga

Lini një Përgjigje