Sport 1 Mars 2024, 17:04

Bayern Munich kërkon me ngulm Ronald Araujon, Barcelona refuzon dy oferta të klubit gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Bayern Munich kërkon me ngulm Ronald Araujon, Barcelona refuzon dy oferta

Klubi gjerman, Bayern Munich ka shprehur pëlqimin për mbrojtësin Ronald Araujo gjatë merkatos së janarit, por Barcelona thuhet se ka refuzuar dy oferta.

Bavarezët janë këmbëngulës për një transferim të uruguaianit, pavarësisht se është tepër i rëndësishëm për Barcelonën.

Sipas një raportimi nga “Mundo Deportivo, Bayern bëri dy përpjekje për të joshur Araujo në fillim të vitit 2024, por u refuzua nga Barcelona në të dyja rastet.

Oferta e parë përfshinte një pagesë prej 70 milionë euro plus 20 milionë euro bonuse, përpara se të bënte ofertën e dytë prej 80 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.

Mediumi në fjalë pretendon se Tuchel ishte ai që kontaktoi personalisht lojtarin, por mbrojtësi dhe klubi spanjoll ishin të vendosur të vazhdonin së bashku.