Sport29 Shkurt 2024, 19:58

Vjen “dora e hekurt” pas trazirave në kompeticionet europiane, UEFA nuk fal Bajernin e Mynihut dhe Olimpikun e Marsejës

Shkruar nga Pamfleti

Vjen “dora e hekurt” pas trazirave në kompeticionet europiane,

Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka qenë shumë i ashpër në vendimet e fundit, mbi të gjitha me Bajernin e Mynihut dhe Olimpikut të Marsejës.

Në rastin e gjermanëve, në ndeshjen ndaj Lacios në Romë më 14 shkurt, pati ndezje flakadanësh, hedhje sendesh nga tifozët në fushë dhe një karton i kuq për Upamekano. UEFA ka vendosur të dënojë klubin bavarez, duke iu ndaluar të shesin bileta tifozëve të tyre për ndeshjen e ardhshme që do të luajnë në transfertë në kompeticionet e UEFA-s.

Bajerni ka marrë edhe një shumë prej 10 mijë eurosh për sendet në fushë dhe 40 mijë euro për ndezjen e mjeteve piroteknike. Nga ana tjetër, Marseja është gjobitur për ngjarjet pas ndeshjes së parë kundër Shaktarit të Donjetskut më 15 shkurt. UEFA gjobiti francezët me 50 mijë euro dhe ndalimin e shitjes së biletave për tifozët e saj në ndeshjen e ardhshme në transfertë në kompeticionet e UEFA-s

uefa bajerni i mynihut olimpiku i marsejës