TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Prill 2025, 22:16

Bologna “fik” Interin në shtesa, zikaltërit "kokë më kokë" me Napolin në garën për titull!

Shkruar nga Pamfleti

Bologna “fik” Interin në shtesa, zikaltërit

Interi u mposht në transfertën me Bolonjën me rezultatin minimal 0-1. Teksa dukej që sfida do të mbyllej në barazimin pa gola, Orsolini bëri magjinë me roveshatë në minutën e 94-të për të shtangur zikaltërit dhe për ti dhënë fitores skuadrës së tij.

Bologna mposhti Interin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 33-të të Serie A, duke bërë luftën për titull tërësisht të barabartë.

Interi e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Carlos Aguston, por ky i fundit nuk ishte i saktë.

Në minutën e 33-të, Interi kërkoi penallti, por gjyqtari nuk e akordoi atë. E njëjtë kërkesë pati edhe Bologna në minutën e 50-të, por sërish gjyqtari i takimit nuk u shpreh. Interi mund të kishte marrë tri pikë, pasi pati dy raste të shkëlqyera brenda pak sekondash, me Lautaro Martinez dhe Mehdi Taremi.

I pari goditi shtyllën, ndërsa tjetri nuk arriti të shënojë nga afër pasi gjuajtja e tij u bllokua. Bologna nga ana tjetër, në minutën e 90-të, kërkoi penallti për një prekje me dorë të Agustos, por sërish gjyqtari nuk e akordoi.

Kur dukej se skuadrat do të ndanin pikët, në skenë doli Riccardo Orsolini, i cili me një gjuajtje akrobatike vendosi takimin. Pas humbjes, Interi ka 71 pikë, aq sa Napoli. Bologna, nga ana tjetër, ngjitet në vendin e katërt me 60 pikë.

Me këtë fitore, Bologna ngjitet në zonën Champions me 60 pikë, ndërkohë që ndihmon edhe Napolin në garën për titull, pasi janë në të njëjtat pikë me skuadrën e Inzagit.

Bologna “fik” Interin në shtesa, zikaltërit

Lini një Përgjigje