TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2025, 16:57

Botërorin me Shqipërinë apo trajner i një skuadre Europiane që fiton Ligën e Kampioneve? Silvinjo zbulon ëndrrën e tij

Shkruar nga Pamfleti

Botërorin me Shqipërinë apo trajner i një skuadre Europiane

Trajneri Silvinjo, foli në “Klan News”, për ëndrrën Botëror të Kombëtares shqiptare. Në intervistën me gazetaren Viola Spiro, tekniku kuqezi deklaroi se ndeshja me Serbinë është shumë e rëndësishme.

Madje ai theksoi se nuk është thjesht një sfidë, por një ndeshje e vërtetë.

Për Botërorin, jemi ende gjallë. Fitorja me Letoninë, na lejoi që të vijmë këtu në tetor për një ndeshje shumë të rëndësishme. Kualifikueset e Botërorit, nuk janë kurrë të lehta. Duhet të luftojmë. Letonia ishte një ndeshje e vështirë, tani jam më i qetë. Me Serbinë është një ndeshje e rëndësishme dhe vjen në një moment të bukur. Pres një sfidë të bukur, në aspektin e futbollit.

Ne do të punojmë për këtë sfidë. Nuk është thjesht ndeshje, është ndryshe nga të tjerat. Është ndeshja e vërtetë, ka një peshë të madhe për kualifikueset, për ne, por edhe për ata. Kur nis ndeshja, aty fillon gjithçka. Do të shkojmë për të dhënë gjithçka në fushë.

Ne jemi në garë. Ndeshja më e rëndësishme është ajo e radhës. Kam parë që edhe në eliminatoret e kaluara kemi qenë afër. Kemi shanset tona, duhet të përgatitemi mirë. Kam besim te lojtarët”, tha Silvinjo.

I pyetur nëse do të zgjidhte kualifikimin në Botëror me Shqipërinë apo drejtimin e një klubi të madh Europian, Silvinjo nuk u mendua gjatë për përgjigjen.

Në këtë moment, padyshim do të zgjidhja të shkoja me Shqipërinë në Botëror 100%. Kjo është ëndrra ime e madhe. Ky është objektivi im kryesor. Gjithashtu kam edhe një dëshirë personale, një ditë dua të stërvit një skuadër që fiton Ligën e Kampioneve. Si lojtar e kam arritur dy herë, por do e doja edhe si trajner”, deklaroi Silvinjo.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje