
I papritur është lajmi që vjen nga skuadra e Partizanit një ditë pas humbjes në derbi. Arbër Abilaliaj nuk do të jetë më pjesë e të kuqve për pjesën e mbetur të sezonit.
Siç duket “pesha” e dështimit të Partizanit në këtë fillim sezoni ka rënë e gjitha mbi supet e Abilaliajt, si përgjegjësi kryesor për ndërtimin e skuadrës në merkaton e verës.
Humbja në derbi 3-0 ndaj Tiranës ka qenë e pa “kapërdishme”, me drejtorin sportiv, që ka vendosur të mos jetë me pjesë e këtij ekipi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori sportiv nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa nënvizon se bëri gjithçka ka mundur për të çuar Partizanin drejt suksesit.
Postimi i Arbër Abilaliajt:
“Faleminderit Partizani! Sot mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm i jetës sime profesionale. Pas disa vitesh plot emocione, sfida, përgjegjësi dhe momente që s’harrohen kurrë, kam vendosur të largohem nga detyra e drejtorit sportiv të Partizanit. Ky klub nuk ka qenë kurrë për mua thjesht një vend pune, por një shtëpi, një ndjenjë që më ka shoqëruar dhe formuar, një pjesë e identitetit tim.
Kam dhënë gjithçka që kam pasur, me pasion, përkushtim dhe dashuri të vërtetë për këto ngjyra. Falenderoj lojtarët me të cilët kam ndarë çdo ditë, stafin teknik, bashkëpunëtorët e klubit dhe mbi të gjitha tifozët e Partizanit, që janë zemra e këtij ekipi. Pa ju, asgjë nuk do kishte kuptim. Çdo rrugëtim ka fundin e vet, por kujtimet dhe ndjesitë që më ka dhënë Partizani do të mbeten gjithmonë brenda meje. Faleminderit për gjithçka. Një herë i kuq, gjithmonë i kuq”, shkruan ai.
Kujtojmë se 39-vjeçari mori këtë rol te Partizani në korrik të vitit 2023 dhe gjatë kësaj kohe shpesh herë ka bërë edhe rolin e trajnerit, sa herë që të kuqtë kanë mbetur pa një timonier. Por pas më shumë se 2 vitesh, aventurës së tij si pjesë e të kuqve tashmë i erdhi fundi.
S'ka asnjë faj Abilaliaj por fajin e ka Gaz Demi që e ka sjellë Partizanin në këtë ferexhe ku është sot, ku s'mund të quhet Klub Futbolli por klub bastesh. Ai është fajtori kryesor që e do klubin vetëm për para, as ja ndjen fare për tifozët e shumtë që Partizani ka në gjith vendin. Po tani do e rregullojë ai se morri Filip Çakulli që është mjeshtër kazinoje dhe bastesh. Turp 1000 herë....fundërrina.