TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2026, 08:56

Debutimi me Kombëtaren kuqezi, trajneri Maran bën ndryshime në formacionin kundër Izraelit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Debutimi me Kombëtaren kuqezi, trajneri Maran bën ndryshime në
Kombëtarja

Shqipëria do të luajë sot një ndeshje miqësore ndaj Izraelit, e cila njëkohësisht do të jetë e para për kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit italian Rolando Maran.

Tekniku nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur këtë takim, duke qenë se skuadra ka zhvilluar vetëm 2 seanca stërvitore nën drejtimin e tij, megjithatë vetë trajneri u shpreh se ua ka dhënë idetë e tyre lojtarëve. Në debutim me Shqipërinë, pritet që Maran të bëjë ndryshime në formacion dhe menjëherë, do të provojë që të luajë me skemën e preferuar dhe pritet që të ketë një Shqipëri me 4-3-1-2.

Në portë, me shumë gjasa do të jetë Alen Sherri titullar, ndërkohë që në mbrojtje pritet të jetë Mitaj dhe Hysaj nga krahët, e në qendër të ketë hapësirë për dyshen Gjimshiti-Ajeti.

Në mesfushë, me shumë gjasa do të jenë Shehu, Asllani dhe Ramadani që do të jenë më shumë në ndihmë të mbrojtjes, ndërkohë që më i avancuar, pritet të jetë Nedim Bajrami, në rolin e organizatorit i cili është në balotazh me Anis Mehmetin.

Dyshja e sulmit, me shumë gjasa do të përbëhet nga Armando Broja dhe Myrto Uzuni, megjithëse edhe Daku është një alternativë për ta nisur titullar. Ditën e sotme, trajneri pritet të ndajë përfundimisht edhe formacionin duke qenë se ka dilema deri në momentin e fundit, jo vetëm për titullarët, por edhe për skemën të cilën do të përdorë./Panoramasport

Debutimi me Kombëtaren kuqezi, trajneri Maran bën ndryshime në

Lini një Përgjigje