Lamine Yamal vijon të jetë një nga futbollistët më të komentuar në arenën ndërkombëtare, por kësaj radhe jo vetëm për atë që tregon në fushën e lojës.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi që kanë ngjallur interes të madh mes tifozëve. Në to, e dashura e talentit spanjoll shihet duke mbajtur dy varëse me një domethënie të veçantë. Njëra mban inicialet “LY”, ndërsa tjetra ka të gdhendur numrat 10, 19, 27 dhe 41, të gjithë numrat që Lamine Yamal ka mbajtur në fanellë gjatë karrierës së tij deri më tani.

Ky detaj është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë mbështetjeje dhe dashurie për yllin e Barcelonës, duke bërë që imazhet të shpërndahen me shpejtësi dhe të bëhen virale në rrjetet sociale.
Edhe vetë Yamal ka tërhequr vëmendjen me aksesorët që mbante gjatë mbërritjes në Kupën e Botës.
Futbollisti u shfaq me dy varëse të veçanta, një të frymëzuar nga festimi i tij i njohur “304” dhe një tjetër me simbolin e personazhit të famshëm Batman.
Pamjet kanë gjeneruar reagime të shumta në internet, ku shumë tifozë e kanë cilësuar çiftin si një nga më simpatikët e momentit në botën e futbollit.


Lini një Përgjigje