TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2024, 20:10

Distria Krasniqi ngre lart flamurin e Kosovës, shpallet kampione e Europës në xhudo

Shkruar nga Pamfleti

Distria Krasniqi ngre lart flamurin e Kosovës, shpallet kampione e

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Europian të xhudos, i cili u mbajt në Zagreb të Kroacisë.

Kampionia olimpike në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida me waza-ari.

Krasniqi pati performancë fantastike, duke i fituar një nga një përballjet e saj. Fillimisht ajo eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u pozicionouar në mesin e katër më të mirave evropiane në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Më pas, xhudistja e njohur në gjysmëfinale mundi spanjollen Ariane Toro Soler, ndërsa përmbylli më së miri misionin e saj me arritjen e medaljes së artë.

distria krasniqi xhudistja kosovare

Lini një Përgjigje