
Botërori i Klubeve do të nisë më 15 qershor, teksa ekipet kanë nisur të udhëtojnë drejt SHBA. Një nga skuadrat pjesëmarrëse është edhe Interi, të cilët janë nënkampionët e Europës.
Trajneri i ri, Kristian Çivu dhe skuadra zikaltër janë nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kompeticion. Por mes tyre, mungon Kristjan Asllani, edhe pse shqiptari u shpreh mbrëmë në prononcimin pas ndeshjes Letoni-Shqipëri, që do të jetë pjesë e Interit në Botërorin e klubeve.
Por arsyeja pse Asllani nuk ka udhëtuar me ekipin, është sepse mesfushori ndodhet ende në Shqipëri. Interi është nisur më herët drejt SHBA-së, duke bërë që elbasanasi të mos arrijë të udhëtojë me ekipin.
Përveç mesfushorit shqiptar, ekipit i mungojnë edhe Turam, De Vraj, Pavard, Karlos Augusto, Dumfris, Taremi, Lautaro dhe Zalevski.
Lini një Përgjigje