TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2025, 16:01

Dy fitore, dy flamuj dhe një zemër; shqiponjat “pushtuan” botën nga Serbia në Suedi

Shkruar nga Pamfleti

Dy fitore, dy flamuj dhe një zemër; shqiponjat “pushtuan”

Mbrëmje të zjarrta futbolli kanë ndezur emocionet e shqiptarëve kudo në botë. Shqipëria dhe Kosova kanë shkëlqyer në ndeshjet përkatëse duke forcuar pozitën e tyre në arenën ndërkombëtare.

Në Leskovac kuqezinjtë arritën një fitore historike me rezultatin minimal 1-0 ndaj Serbisë. Mjaftoi goli i Rei Manajt në fund të pjesës së parë që të bënte miliona shqiptarë të kalonin në delir.

Një ndeshje mjaft pozitive e lojtarëve tanë të cilët e shohin veten shumë afër “Play-of”-it me 2 ndeshje të mbetura deri në fund.

Nga ana tjetër vetëm 2 ditë më vonë përfaqësuesja e Kosovës bëri të njëjtën magji në Suedi, duke mposhtur vendasit me rezultatin 1-0. Vendimtari i “Dardanëve” ishte Fisnik Asllani i cili shfrytëzoi mjaft mirë një përgjumje të mbrojtjes suedeze dhe i dha 3 pikët djemve të Franko Fodës.

Dy fitore, dy flamuj, një zemër.  Kuqezinjtë dhe “Dardanët” treguan edhe njëherë forcën e tyre dhe shpirtin luftarak që i karakterizon. Tani qëllimi është një dhe i vetëm për të dyja skuadrat, Botërori.

rei manaj fisnik asllani kosova shqipëria kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje