
Jasir Asani është emri më i nxehtë i merkatos së legjionarëve të Kombëtares. Sulmuesi kuqezi shkëlqeu me fanelën e Shqipërisë në kualifikueset e “EURO 2024” dhe ka zgjuar interesin e shumë skuadrave të cilat kërkojnë magjinë që prodhon këmba e tij e majtë.
Anësori ka edhe dy vite kontratë me Guangju në Korenë e Jugut dhe largimi do të bëhet vetëm kundrejt pagesës që raprotohet të jetë rreth 1 milionë euro. Interesi është i fortë në La Liga e Bundesliga me spanjollët e Las Palmas që kanë emrin e ishit të Partizanit në listën e blerjeve.
Por, së fundmi në tryezën e Guangju kanë mbërritur dy oferta nga skuadrat japoneze, Kavasaki dhe Cerezo Osaka, raportojnë mediat japoneze. Mbetet të shihet e ardhmja e 28-vjeçarit, por dëshira e tij është gjithmonë rikthimi në Europë.
Lini një Përgjigje