Jasir Asani

Realizoi 3 gola në fitoren e thellë të ekipit të tij, Jasir Asani përshëndet Silvinjon: Jam shumë i lumtur, të tjerë do të vijnë - Sport
Sport18 Mars 2023, 16:50

Realizoi 3 gola në fitoren e thellë të ekipit të tij, Jasir Asani përshëndet Silvinjon: Jam shumë i lumtur, të tjerë do të vijnë

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi 3 gola në fitoren e thellë të ekipit të tij, Jasir

Sulmuesi Jasir Asani dhuroi spektakël mbrëmjen e djeshme në Korenë e Jugut me ekipin e Guangjusë.

Asani ishte protagonisti absolut në fitoren e sotme 5-0 përballë Inceon Junajtid, teksa shënoi tregolësh personal. Ai zhbllokoi shifrat në minutën e 9, ndërsa në pjesën e dytë e vulosi me dy gola në minutat 69 dhe 72.

Në këtë mënyrë ai përshëndeti Silvinjon dhe Kombëtaren shqiptare pas ftesës së parë të tij për të veshur fanelën kuqezi.

Ditën e sotme, Asani ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ai shprehet tepër i lumtur për 3 golat e realizuar dhe tha se të tjerë do të vijnë.

“Hat-Trick i parë për Guangju. Jam shumë i lumtur për golat dhe 3 Pikët. Të tjera do të vijnë ???????? ⚽️⚽️⚽️“, shkruan Asani.

jasir asani sulmuesi shqiptar