TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2025, 22:31

Egnatia bie në “Loro Boriçi”, Vllaznia hipotekon 3 pikët e para

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia bie në “Loro Boriçi”, Vllaznia hipotekon 3

Egnatia bie në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në ndeshjen e parë të Superioren për sezonin e ri. Vllaznia fitoi pastër 2-0 ndaj kampionëve në fuqi të Shqipërisë, duke dhënë sinjale të qarta se kuqeblutë janë favoritë për trofeun më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19-të, ku pas një goditje nga këndi, ishte Gurishta që me një gjuajtje me kokë në shtyllën e dytë gjeti rrugën e rrjetës.

Në minutën e 34, pas shikimit me VAR, akordohet penallti për vendasit, por Balaj humbi mundësinë. Kaq mjaftoi për shkodranët në pjesën e parë, ndërsa miqtë u shfaqën konfuzë në rastet e tyre.

Me të nisur pjesa e dytë, Vllaznia dyfishon. Në vijimin e një goditje dënimi, Bajrami është më i shkathët të gjejë hapësirën për të shënuar golin e dytë për vendasit. Pak minuta më pas, Egnatia mbetet me 10 lojtarë, Votlai merr të verdhën e dytë.

Vllaznia pati edhe raste të tjera për shënim, duke pëfituar edhe nga epërsia numerike, por pa arritur të shënojë më. Gjithsesi, 2-0 është një fitore e pastër në start, që gëzoi tifozët e shumtë shkodranë.

Lini një Përgjigje