TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2023, 16:00

Egnatia “hirushja” e Superiores, rrogozhinasit zbresin me “këmbë në tokë” Kukësin dhe mbajnë të vetëm kryesimin e kampionatit

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia “hirushja” e Superiores, rrogozhinasit zbresin me

Egnatia konfirmohet “Hirushja” e sezonit 2023-2024 në Abissnet Superiore. Rrogozhinasit kanë ulur me “këmbë në tokë” Kukësin në javën e 11, pas dy rezultateve pozitive njëri pas tjetrit.

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka mposhtur në shtëpi rrogozjinasit me rezultatin 2-1. Vendasit e panë veten në disavantazh në minutën e 26. Selami hodhi një top brenda zonës për La Torren dhe ky i fundit e dërgoi pa probleme në rrjetë.

Në minutën e 34, Rivas shkaktoi një ndërhyrje të gabuar ndaj Fangajt dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh. Futbollisti i Kukësit u ndëshkua me kartonin e verdhë. 1 minutë më pas, Fernando goditi nga pika e bardhë dhe e dërgoi topin në trekëndëshin e portës.

Për të vulosur fitoren e rrogozhinasve mendoi Spahiu në minutën e 56. Lojtari lëshoi një predhë nga distanca, e cila ishte e pakapshme për portierin Tafas.

Me këtë fitore, Egnatia mban vendin e parë me 23 pikë, ndërsa Kukësi renditet në vendin e 5 me 13 pikë.

egnatia kukësi abissnet superiore

Lini një Përgjigje