TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Nëntor 2024, 16:58

Egnatia lë “duarbosh” Tiranën, Rrogozhinasit i rrëmbejnë 3 pikët Bardhebluve!

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia lë “duarbosh” Tiranën, Rrogozhinasit i

Egnatia ka arritur një fitore të madhe ndaj Tiranës në ndeshjen e vlefshme për kategorinë Superiore. Rrogozhinasit morën 3 pikë të plota ndaj bardhebluve, pasi i mundën me rezultatin minimal 1-0.

Goli i Ndrecës në minutën e 41-të i dhuroi fitoren kampionëve në fuqi, të cilët ia dolën që të ruanin portën e paprekur deri në fund.

Vlen të theksohet se ekipi i Tetovës rikthehet në “binar” pas 3 ndeshjeve pa fitore. Ndeshja e radhës për Egnatian është ndaj Vllaznisë.

Në krahun tjetër, Tirana konfirmon edhe një herë herë tjetër sezonin negativ që po kalon. Ekipi i Shkëmbit është në vendin e shtatë me vetëm 11 pikë të  grumbulluara. Sfida e radhës për kryeqytetasit është ndaj Bylis.

Lini një Përgjigje