TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2023, 22:26

Erdhi tek Egnatia por u largua si dështim, mesfushori letonez gjen golin në kualifikueset e “EURO 2024” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Erdhi tek Egnatia por u largua si dështim, mesfushori letonez gjen golin

Mesfushori letonez, Eduart Emsis, u bë pjesë e Egnatias nga janari 2023, teksa në përfundim të këtij sezoni u largua nga klubi rrogozhinas si dështim. Me minutazhin e vogël që pati në fushën e lojës, më shumë i përdorur në fushë si zëvendësues, Emsis duket se asnjëherë nuk u shfaq në nivelin e titullarëve të tjerë që pati skuadra.

Ndërkohë interesant është fakti se ditën e sotme, ish-mesfushori i Egnatias, arriti të gjente rrugën e rrjetës me kombëtaren e Letonisë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit ndaj Turqisë.  Emsis goditi saktë me kokë në minutën e 51, duke vendosur baraspeshën e përkohshme. 

eduart emsis mesfushori letonez kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje