TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2023, 22:51

“EURO 2024”/ Portugalia dhe Skocia me një këmbë në Europian, Kroacia “likuidon” Letoninë, Turqia ngec në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

“EURO 2024”/ Portugalia dhe Skocia me një këmbë

Kualifikueset e “EURO 2024” vazhdojnë të dhurojnë emocione, me sfidat e mbrëmjes së sotme që sollën plot 26 gola.

E para ishte Spanja që në orën 18:00 mundi Gjeorgjinë në transfertë me rezultatin 1-7. Po në Grupin A, Skocia mundi me rezultatin 0-3 Qipron dhe tashmë është vetëm dy pikë larg Europianit.

Një hap të rëndësishëm drejt Gjermanisë e hodhi edhe Portugalia që mundi me rezultatin minimal Sllovakinë në transfertë. Në Grupin J ajo që vazhdon të surprizojë është Luksemburgu që mundi 3-1 Islandën, teksa dhe Bosnia vazhdon të jetë në lojë pas fitores 2-1 ndaj Lihtenshteinit.

Në Grupin D, Kroacia likuidoi 5-0 Letoninë, teksa Turqia mori një pikë në fund në barazimin 1-1 kundër Armenisë brenda në shtëpi.

portugalia skocia turqia kroacia kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje