
Aventura e sulmuesit shqiptar, Armando Broja te Evertoni ka përfunduar zyrtarisht. Pas disa muajsh në “Goodison Park” në formë huazimi nga Chelsea, 23-vjeçari kthehet te londinezët pasi marrëveshja për transferimin e përhershëm nuk u finalizua për shkak të kërkesave të larta financiare të Chelsea-s.
Trajneri David Moyes vendosi ta lërë Brojën jashtë planeve në ndeshjet e fundit të Premier League, duke i dhënë fund para kohe kontributit të tij te skuadra.
Në një deklaratë zyrtare, Evertoni falënderoi lojtarët e huazuar: “Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët tanë të huazuar për kontributin e tyre në përmirësimet që kemi arritur në fushë. Ata treguan përkushtim dhe profesionalizëm të lartë gjatë gjithë qëndrimit në klub. I urojmë Jack, Jesper, Orel dhe Armando të gjitha të mirat në karrierën e tyre.”
Broja, i cili pritej të linte një shenjë më të madhe te Evertoni, tani do të kthehet te Chelsea, ku e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.
Lini një Përgjigje