TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2025, 15:40

Çfarë po ndodh te kuqezinjtë?! Shqipëria “pëson” gol pa zbritur ende në fushë përballë Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh te kuqezinjtë?! Shqipëria

Shqipëria me fitoren kundër Andorrës vendosi disa rekorde, konkretisht hera e parë që sigurojmë fazën “play-off” për Kupën e Botës dhe e dyta me serinë prej 5 ndeshjesh radhazi me fitore.

Por a do të jetë në gjendje kontigjenti i Silvinjos për t’i bërë ballë “uraganit” Angli?! Në “letër”, kuqezinjtë nuk kanë thuajse asnjë shans, e përkthyer me koeficientin 9.00.

Barazimi në këtë trajtë do rezultonte më e mira e mundshme për Shqipërinë, 4.75, kurse fitorja e Anglisë me 1.36. Dje ishte 1.44 koeficienti i marrjes së fitores nga “Tre Luanët”, por është ulur.

Në 7 ndeshje të zhvilluara mes këtyre dy përfaqësueseve, anglezët i kanë fituar të gjitha, kurse ne kemi shënuar vetëm 1 gol ndaj tyre në vitin 2001 me Ervin Skelën.   

Çfarë po ndodh te kuqezinjtë?! Shqipëria

shqipëria anglia kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje