TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2026, 19:40

FIFA merr vendimin e papritur në prag të Botërorit, anulon 2 mijë dhoma hoteli që ishin rezervuar për Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti

FIFA merr vendimin e papritur në prag të Botërorit, anulon 2

Organizata botërore e futbollit, FIFA, ka anuluar në mënyrë të papritur rreth 2,000 dhoma hoteli në disa prej qyteteve pritëse të Kupës së Botës, vetëm pak muaj para fillimit të turneut.

Sipas Shoqatës së Hoteleve në Filadelfia, anulimet përfshijnë katër hotele në qendër të qytetit. Më herët, FIFA kishte rezervuar rreth 10,000 dhoma në këtë zonë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre është liruar pa dhënë asnjë shpjegim zyrtar.

Presidenti i shoqatës, Ed Grose, deklaroi se kjo lëvizje nuk ishte e mirëpritur, por nuk pritet të ketë ndikim të madh në sektor: “Nuk ishte diçka që na pëlqeu, por nuk është fundi i botës. Këto dhoma do të rikthehen në treg dhe mund të rezervohen nga tifozët që planifikojnë të vizitojnë Filadelfian.”

Një situatë e ngjashme është raportuar edhe në Meksiko Siti, një tjetër qytet pritës i Botërorit. Sipas përfaqësuesve të industrisë hoteliere lokale, nga rreth 2,000 dhoma të rezervuara fillimisht, afro 800 janë anuluar nga FIFA.

Drejtues të sektorit në Meksikë kanë sqaruar se këto anulime lidhen me rishikimin e nevojave organizative të FIFA-s. Sipas tyre, rezervimet paraprake ishin bërë për të shmangur mungesat e mundshme, por më pas rezultoi se një pjesë e tyre nuk do të përdorej.

fifa kupa e botës

Lini një Përgjigje