TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2023, 17:37

“Forca djema, Europiani po na pret”, Albin Kurti udhëton drejt Tiranës për të mbështetur shqiponjat kuqezi, krah tij djali i Adem Jasharit

Shkruar nga Pamfleti

“Forca djema, Europiani po na pret”, Albin Kurti udhëton drejt

Mbrëmja e sotme do të jetë vërtetë emocionuese, teksa të gjithë tifozët do të presin me padurim të shikojnë ndeshjen më të rëndësishme të kombëtares shqiptare kundër Çekisë, takim që starton në orën 20:45 në “Air Albania”. Kjo ndeshje do të vendosë shumë mbi kualifikimin e ekipit tonë në Gjermani vitin e ardhshëm, ndaj merr dhe një vëmendje kaq të madhe.

Drejt kryeqytetit shqiptar ka udhëtuar edhe Albin Kurti, ku së bashku me kryeministrin e Kosovës, i pranishëm për të ndjekur "shqiponjat kuqezi" do të jetë edhe Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Kurti shkruan:

"Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret".

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme, luan edhe Kosova kundër Andorrës, por “Dardanët” janë të pashpresë për kualifikimin në Gjermani, pasi ndodhen në vendin e 5 në Grupin I me 4 pikë.

albin kurti kryeminsitri i kosovës ndeshja shqipëri-çeki

Lini një Përgjigje