TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2026, 20:46

Fotot e rralla nga përballja historike Shqipëri-Poloni, publikohen pamjet kur triumfonim me polakët 73 vite më parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Fotot e rralla nga përballja historike Shqipëri-Poloni, publikohen

Shqipëria pritet të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, teksa në Varshavë do të përballet me Poloninë në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë synojnë të hedhin një hap të madh drejt një kualifikimi historik në Botëror.

Në prag të kësaj përballjeje, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka publikuar pamje nga një fitore e rëndësishme e Shqipërisë ndaj Polonisë, e arritur 73 vite më parë në stadiumin “Qemal Stafa”. Ndeshja e asaj kohe u mbyll me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar nga Loro Boriçi në minutën e 12-të dhe Refik Resmja në minutën e 35-të.

Fotot e rralla nga përballja historike Shqipëri-Poloni, publikohen

Skuadra shqiptare e asaj periudhe, e drejtuar nga trajneri Miklosh Vadash, përbëhej nga emra si Qemal Vogli, Hamdi Bakalli, Loro Boriçi, Leonid Dashi, Simon Deda, Muhamet Dibra, kapiteni Besim Fagu, Skënder Jareci, Refik Resmja, Xhevdet Shaqiri dhe Muhamet Vila. Nga ana tjetër, Polonia drejtohej nga Ryszard Koncewicz dhe kishte në përbërje lojtarë si Edward Szymkowiak, Henryk Alszer (kapiten), Henryk Bartyla, Zdzislaw Bieniek, Roman Durniok, Wladyslaw Gedlek, Robert Henryk Gronowski, Jerzy Krasowka, Pawel Sobek, Kazimierz Trampisz dhe Jozef Wieczorek.

Publikimi i kësaj fotografie historike vjen në një moment kyç për përfaqësuesen shqiptare, e cila do të përballet sërish me Poloninë të enjten në mbrëmje në Varshavë, në ndeshjen e parë të “play-off”-it për Botërorin 2026.

Fotot e rralla nga përballja historike Shqipëri-Poloni, publikohen

Ky rikthim në të kaluarën shihet si një burim frymëzimi për kuqezinjtë përpara një sfide vendimtare në arenën ndërkombëtare. Një precedent i ngjashëm u regjistrua edhe në vitin 2023, kur Shqipëria mposhti Poloninë 2-0 në “Arenën Kombëtare”, një fitore që siguroi kualifikimin e kuqezinjve në “EURO 2024”.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse historia do të përsëritet për herë të tretë, këtë herë në Varshavë, ku në lojë është një objektiv madhor: kualifikimi për herë të parë i Shqipërisë në një Kupë Bote.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AQSHF (@arkiviqendrorshteterorifilmit)

poloni shqipëri

Lini një Përgjigje