TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2024, 21:22

Franko Burraj mbyll rrugëtimin në Lojërat Olimpike, atleti shqiptar renditet në vendin e 7-të në garën e 100 metrave

Shkruar nga Pamfleti

Franko Burraj mbyll rrugëtimin në Lojërat Olimpike, atleti

Franko Burraj mbyll garimin e tij në 100m, duke u renditur në vendin e 7-të në baterinë e 4-t. Atleti shqipatr e mbylli garën me kohën 10:66, duke mos arritur të sigurojë kualifikimin për në raundin gjysmëfinal. Koha në raundin e parë ishte 0.06 më e ngadaltë se në fazën paraeliminatore.

Ky është rezultati më i mirë personal për atletin Franko Burraj në garën e 100m, ndërsa duhet thekuar se pas kësaj gare renditet mes 70 më të mirëve në garat e shpejtësisë.

Franko Burraj garoi sot në disiplinën 100 metra, në “Stade de France”, në baterinë e tretë kualifikuese për raundin paraeleminator.

Burraj e përfundoi garën në vendin e dytë, duke u kualifikuar për në fazën finale. Ndërkohë që nesër është radha e Luiza Gegës, e cila do të garojë në disiplinën 3000 metra me pengesa.

franko burraj atleti shqiptar lojërat olimpike

Lini një Përgjigje