TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2025, 19:32

Futbollisti i kombëtares “çan” rrjetën në Angli, gol si një ‘bomber’ nga 20-vjeçari (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti i kombëtares “çan” rrjetën në

Maldini Kaçurri ishte protagonisti kryesor në ndeshjen që Morekambe fitoi me shifrat 2-0 ndaj Brekli Taun. Futbollisti i Kombëtares gjeti rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e dytë për të tijtë.

Qendërmbrojtësi bëri rolin e një “bomberi”në zonë, ku me një gjuajtje të fortë në minutën e 70 “çau” rrjetën e kundërshtarëve. Një realizim fantastik nga futbollisti kuqezi, i cili shënon kështu edhe golin e parë me skuadrën në angleze.

Siç dihet Kacurri është në pronësi të Arsenalit, teksa luan si i huazuar te Morekambe në ligën e 5 angleze. Ndërkohë sa i takon Kombëtares shqiptare, siguroi për herë të parë ftesën e Silvinjos në muajin shtator, teksa debutoi me kuqezinjtë në miqësoren ndaj Gjibraltarit. 

 

maldini kaçurri futbollisti i kombëtares morekambe

Lini një Përgjigje