
Agron Rufati është zyrtarisht lojtar i ND Goricës. Ish-futbollisti i Dinamos ka vendosur të vazhdojë karrierën në ligën e dytë sllovene.
Pritja që do të gjejë do të jetë e ngrohtë, pasi ND Gorica ka afruar disa futbollistë shqiptarë. Kështu mund të përmenden Silvio Vokrri, Alesandro Ahmetaj dhe Ramin Ali.
Rufati doli i lirë në fundin e muajit korrik, pasi mbylli bashkëpunimin me dinamovitët. Mbrojtësi 26-vjeçar e ka eksperiencën e parë në Slloveni.
Te ND Gorica ka mbyllur karrierën Edi Reja. Ish-trajneri i Kombëtares drejtoi skuadrën për 7 ndeshje në vitin 2023.
Lini një Përgjigje